“Marrim 250 mijë pension me bashkëshorten”/ I moshuari: Si do të jetojmë?
Nga dita e 118 e protestës, një i moshuar ka rrëfyer përvojën e tij me sistemin shëndetësor dhe vështirësitë ekonomike me të cilat, sipas tij, përballet prej vitesh. Ai tregoi se është diagnostikuar me kancer dhe se për rreth një vit është trajtuar në Shqipëri. Sipas rrëfimit të tij, gjatë kësaj periudhe nuk kishte mundur të kryente një biopsi dhe mjekët i kishin dhënë pak shpresë për përmirësimin e gjendjes. “Jam me kancer. Jam kuruar në Shqipëri për një vit, nuk më bënin dot biopsi. Doktorët më prenë shpresat”, tha ai, duke treguar se familja më pas vendosi ta dërgonte jashtë vendit për trajtim. Sipas të moshuarit, procedurat që nuk ishin realizuar në Shqipëri u kryen brenda një dite jashtë vendit. Ai tha se kanë...
Burimi:
ntv.al