Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin
👁3773
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi marrëveshje tregtare të rëndësishme me Britaninë e Madhe, që e quan një nga “aleatet më të çmuara” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja do të përfshijë miliarda dollarë eksporte amerikane, duke përfshirë mishin e viçit amerikan, etanolin dhe produkte të tjera bujqësore, thotë Trump. “Ata gjithashtu do të përshpejtojnë ndjekjen e mallrave amerikane përmes procesit të tyre doganor, në mënyrë që eksportet tona të kalojnë në një formë miratimi shumë, shumë të shpejtë dhe të mos ketë asnjë burokraci”, thotë Trump.