Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Marrëveshje e re mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Macron dhe Starmer njoftojnë se dy shtetet do të shkëmbejnë emigrantët
Kryeministri britanik, Keir Starmer njoftoi sot një marrëveshje me qeverinë franceze për një program shkëmbimi emigrantësh, një program që do të hyjë në fuqi në “javët e ardhshme”. “Jam i kënaqur të njoftoj sot marrëveshjen tonë për një program pilot inovativ, për herë të parë, emigrantët që mbërrijnë me anije të vogla do të kapen dhe më pas do të kthehen shpejt në Francë”, tha Kryeministri britanik, duke shtuar se “në këmbim të çdo kthimi, një person tjetër do të jetë në gjendje të mbërrijë nëpërmjet një rruge të kontrolluar dhe ligjore”. Vetëm njerëzit “që nuk kanë tentuar të hyjnë...