Marrëveshja ushtarake, Maqedonci: Nuk drejtohet kundër Serbisë

Marrëveshja ushtarake, Maqedonci: Nuk drejtohet kundër Serbisë

Marrëveshja ushtarake midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nuk është një kërcënim për Serbinë. Kështu është shprehur Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Në një intervistë për mediat në Kroaci, Maqedonci theksoi se Serbia vazhdimisht synon të mbajë rajonin në tension dhe pasiguri.  “Serbia vazhdimisht synon të mbajë rajonin në tension dhe pasiguri. Në fakt, shtetet që janë të bashkuara përmes kësaj marrëveshjeje janë të orientuara nga paqja, siguria dhe integrimi euroatlantik. Ajo që ndodh në Kosovë është përgjigje ndaj përpjekjeve për ruajtjen e stabilitetit dhe nuk është kërcënim ndaj askujt”, deklaroi Maqedonci. Maqedonci ka konfirmuar se NATO është informuar...

Burimi: Syri.net