No Image Available

MARRËVESHJA QË NDRYSHON EKUILIBRAT NË ARKTIK/ TRUMP ZGJERON PRANINË AMERIKANE

Pas muajsh tensionesh për të ardhmen e Groenlandës, Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe qeveria e territorit autonom kanë arritur një marrëveshje për sigurinë e ishullit strategjik në Arktik. Marrëveshja pritet të nënshkruhet javën e ardhshme, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dhe më pas do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se marrëveshja i jep Shteteve të Bashkuara rol të rëndësishëm në çështjet e sigurisë së Groenlandës dhe mundësi për zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në ishull. Nga Kopenhaga, kryeministrja Mette Frederiksen e cilësoi marrëveshjen “të mirë për NATO-n dhe Evropën”, ndërsa kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha se ajo forcon sigurinë e territorit autonom. Sipas palëve, marrëveshja njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës, si dhe të...