Marrëveshja për tarifat, BE publikon versionin e saj. Ndryshon nga ai i SHBA-ve

Marrëveshja për tarifat, BE publikon versionin e saj. Ndryshon nga ai i SHBA-ve

Bashkimi Evropian ka publikuar një dokument informues mbi marrëveshjen për tarifat doganore të nënshkruar të dielën në Skoci me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në tekst konfirmohen pikat dhe përqindjet që kishin dalë më herët në Bruksel gjatë mëngjesit të së martës. Megjithatë, siç shkruan Corriere della Sera, vërehen dallime krahasuar me dokumentin e publikuar mbrëmjen e kaluar nga Shtëpia e Bardhë. Ndër pikat që nuk përputhen mes dy dokumenteve janë tarifat mbi mikroçipat dhe produktet farmaceutike, të cilat, sipas Komisionit Evropian, nuk janë aktualisht të tatueshme. Gjithashtu, në dokumentin e BE-së nuk përmendet asnjë angazhim i Brukselit lidhur me taksën...