Marrëveshja për emigrantët në Shqipëri, Meloni sfidon vendimin e GJDE-së

Marrëveshja për emigrantët në Shqipëri, Meloni sfidon vendimin e GJDE-së

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kritikuar ashpër Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJDE) pas një vendimi që sfidon planin e saj për menaxhimin e emigracionit nëpërmjet qendrave të ngritura në Shqipëri. Vendimi i gjykatës kërkon më shumë transparencë dhe mundësi sfidimi ligjor në përcaktimin e vendeve “të sigurta” për emigrantët. Meloni e cilësoi këtë vendim si një ndërhyrje të papranueshme në politikën kombëtare të emigracionit. “Ky është një vendim që dobëson politikat për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe për të mbrojtur kufijtë tanë,” deklaroi zyra e saj, duke shtuar se “rrezikon të kufizojë më tej hapësirën tashmë...