Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Marrëveshja me Francën për emigrantët, nisin kthimet e para nga Britania
Ministria e Brendshme e Britanisë njoftoi se për herë të parë kanë nisur ndalimet e emigrantëve që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla, në kuadër të marrëveshjes “një brenda, një jashtë” me Francën. Personat e kapur në kalimin e Kanalit po mbahen në qendra për emigracion, ku do të qëndrojnë deri në organizimin e kthimit të tyre në Francë. Sipas marrëveshjes, Britania do të referojë kërkesat për kthim brenda tre ditësh, ndërsa autoritetet franceze do të duhet të përgjigjen brenda 14 ditësh. Një pjesë e vogël e emigrantëve që mbërrijnë do të përzgjidhet për kthim në Francë, ndërkohë që Britania do të pranojë një numër të barabartë azilkërkuesish nga Franca. Avokatët e emigracionit kanë shprehur shqetësime për formulimin e paqartë të...