Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave
Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e cila ka hyrë në fuqi nga data 1 Korrik 2025. Së bashku me Valeria Vittimberga, Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali dhe me përfaqësues të ambasadës Italiane në Shqipëri, ministri Blendi Gonxhja zhvilloi një takim për të ndjekur nga afër hapat e parë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje historike, që synon garantimin e të drejtave të punëmarrësve shqiptarë dhe italianë që kanë kontribuar në të dy vendet. Marrëveshja i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të...