Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Marrëveshja e re e emigracionit, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë arritur një marrëveshje të re për emigracionin, e cila parashikon që emigrantët në Francë të mund të aplikojnë për vizë për të hyrë ligjërisht në Britani, teksa shqyrtohet kërkesa e tyre për azil. Sipas dokumenteve të publikuara nga Ministria e Brendshme britanike, aplikantët që plotësojnë kriteret do të marrin leje hyrjeje për një periudhë maksimale prej tre muajsh, pasi të kenë dorëzuar aplikimin online. Gjatë kësaj kohe, atyre do t’u ndalohet puna, studimi dhe nuk do të kenë akses në fonde publike. Megjithatë, shumë pyetje rreth skemës mbeten ende pa përgjigje, përfshirë ajo se ku do të strehohen emigrantët gjatë qëndrimit të përkohshëm dhe çfarë do të ndodhë nëse aplikimet e tyre refuzohen më vonë. Ka shqetësime se ata...