Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Marrëveshja e Komitetit të Ambasadorëve për 18 sanksione të reja ndaj Rusisë, Kremlini ironizon: Kemi fituar imunitet!
Lufta në Ukrainë arrin në ditën e 1241-të. Komiteti i Ambasadorëve të 27 shteteve anëtare arriti një marrëveshje në Bruksel mbi paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin, ndër të tjera, futjen e një mekanizmi të ri dinamik për kufizimin e çmimit të naftës që do ta vendosë çmimin e naftës bruto ruse në 15% nën çmimin mesatar të tregut. Rusia ka “fituar njëfarë imuniteti nga sanksionet duke u përshtatur me jetën nën sanksione”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass. Ndërkohë, Yulia Svyrydenko, një ekonomiste 39-vjeçare dhe ish-zëvendëskryeministre, u konfirmua zyrtarisht nga parlamenti...