Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

Jordan Bardella, lideri i Rassemblement National në Francë, dhe Nigel Farage, kreu i Reform UK, nënshkruan të premten një marrëveshje politike gjatë kongresit vjetor të Reform UK në Britani, me fokus te ndalimi i emigracionit të paligjshëm përmes Kanalit Anglez. Sipas marrëveshjes, Franca do të angazhohej të rimarrë emigrantët që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin me varka të vogla. Marrëveshja është politike dhe do të kishte peshë vetëm në rast se të dyja partitë do të vinin në pushtet në vendet përkatëse. Çështja ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të një mospërputhjeje mes versioneve në anglisht dhe frëngjisht të dokumentit. Ndërsa Farage e paraqiti publikisht marrëveshjen si një angazhim të qartë të Francës për të pranuar sërish emigrantët që mbërrijnë në...