Marrëdhëniet e tensionuara Kanada-Indi, kryeministri Carney fton Modin në Samitin e G7

Marrëdhëniet e tensionuara Kanada-Indi, kryeministri Carney fton Modin në Samitin e G7

Kryeministri kanadez Mark Carney e ka ftuar homologun e tij indian Narendra Modi në samitin e G7 që do të mbahet në vendin e tij këtë vit, pavarësisht tensioneve diplomatike midis dy vendeve. Ftesa u njoftua nga zyra e Carney pas një bisede telefonike midis dy kryeministrave. Ottawa tha se të dy udhëheqësit diskutuan lidhjet tradicionalisht të ngushta midis Kanadasë dhe Indisë, duke përfshirë lidhjet e thella shoqërore dhe partneritetet e rëndësishme ekonomike. Samiti i G7 i shtatë demokracive perëndimore më të fuqishme ekonomikisht do të mbahet në Kananaskis, Alberta, nga 15 deri më 17 qershor. Kancelari gjerman Friedrich Merz...
Burimi: Top-Channel.tv