Marotta: Nuk fshihemi; qëllimi ynë janë gjithmonë trofetë. Chivu nuk ishte plani rezervë

Marotta: Nuk fshihemi; qëllimi ynë janë gjithmonë trofetë. Chivu nuk ishte plani rezervë

Beppe Marotta, president dhe CEO i Interit, ka inauguruar sezonin 2025-2026 në “Appiano Gentile” për klubin zikaltër: “E mbyllëm një sezon me 63 ndeshje, që na pa të shkonim deri në fund të të gjitha kompeticioneve. Humbëm finishin, dolëm të dytët për një centimetër, çka duam ta rikuperojmë. Megjithatë, të mbërrish deri aty nuk është diçka e lehtë, ndaj duam të rifillojmë me ambicie dhe me një ‘palmares’ për t’u mbrojtur. Është e kotë të fshihemi pas frazave të zakonshme si ‘duam të jemi në katërshen e parë’. Ne jemi mësuar të jemi të qartë; duam të fitojmë. Nëse të tjerët...