Markat tregtare, ministri Gonxhja: Siguri më të madhe ligjore dhe treg të ndershëm

Markat tregtare, ministri Gonxhja: Siguri më të madhe ligjore dhe treg të ndershëm

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja prezantoi në seancën e fundit në Kuvend projektligjin “Për Markat Tregtare”, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm për të përafruar sistemin ligjor me acquis-in e Bashkimit Europian. Për të ky projektligj garanton një kuadër ligjor bashkëkohor, të qartë dhe të zbatueshëm, i cili u përgjigjet nevojave të tregut shqiptar, sfidave të kohës dhe kërkesave të aktorëve ekonomikë. ”Në praktikë, ky ligj rregullon jo vetëm çështjet që lidhen me markat tregtare, por edhe ato që kanë të bëjnë me objektet e tjera të pronësisë industriale si patentat, modelet e përdorimit, dizenjot industriale...
Burimi: Kohajone.com