Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Marine Le Pen paralajmëron “katastrofën”: Franca, në rrezik ekzistencial!
Dënimi i ashpër që mori nga gjyqësori vendas, duket nuk e zbraps Marine Le Penin. Liderja e ekstremit të djathtë franceze u zotua të mos dorëzohet. Teksa iu drejtua turmave në Paris, Le Pen përsëriti edhe një herë pretendimet e saj të mëparshme se “ky nuk ishte një vendim i drejtësisë, por qartazi, një vendim politik”. “Një falënderim i madh për guximin, bujarinë, këmbënguljen… ju jeni të mrekullueshëm. Unë nuk di të dorëzohem. Ne jemi të përkushtuar ndaj luftës e në këtë moment, vetë ekzistenca e Francës është në rrezik’, tha Le Pen. Marine Le Pen u shpall fajtore për një rast përvetësimi të fondeve të BE-së, e u dënua me katër vite burg, dy nga të cilat me kusht. Asaj i është ndaluar gjithashtu...