Marilyn Monroe, 63 vite nga shuarja e mistershme e një ylli në galaksinë e ëndrrës amerikane

Marilyn Monroe, 63 vite nga shuarja e mistershme e një ylli në galaksinë e ëndrrës amerikane

Nga Albert Vataj Vdekja e saj nuk ishte thjesht një fund tragjik, por një fillim i mjegullt i një miti të përjetshëm. Më 5 gusht 1962, në një dhomë gjumi në Brentwood të Los Angeles-it, u gjet pa jetë trupi i Marilyn Monroe, një ikje që nuk pushoi së vezulluari as pas heshtjes së fundit. Nuk ishte një vdekje e zakonshme, ishte një skenë e fundit, një akt i errët në teatrin e famës dhe dëshirës, një mister që nuk u shua kurrë, përkundrazi, mbeti ndezur në hijet e supozimeve, në thashethemet e historisë, në teoritë konspirative që sfidojnë logjikën dhe faktin.Ajo ishte më shumë se një aktore, më shumë se një ikonë seksi. Marilyn ishte një yll që nuk lindi për të qetësuar, por...