Marie Logoreci, ikona e skenës dhe kinematografisë shqiptare
Më 23 shtator 1920, në Shkodër, lindi Marie Logoreci, një nga figurat më të rëndësishme të artit skenik dhe kinematografisë shqiptare. Me një karrierë të gjatë në teatër, radio dhe film, ajo u shqua për interpretimet e saj të fuqishme dhe për personazhet që mbetën gjatë në kujtesën e publikut. Që në fëmijëri, Marie Logoreci tregoi talent për artin. Ajo këndonte, vizatonte dhe merrej me muzikë. Në vitin 1945 nisi aktivitetin e saj në Radio Tirana si këngëtare, ndërsa dy vite më vonë iu bashkua Teatrit Popullor, ku nisi rrugëtimin e saj si aktore profesioniste. Interpretimi i saj i parë në teatër ishte roli i Elmirës në komedinë “Tartufi” të Molierit. Gjatë karrierës, Logoreci interpretoi dhjetëra role të rëndësishme në veprat e autorëve shqiptarë dhe...
Burimi:
kultplus.com