Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Qyteti i Pogradecit do të mirëpresë më 26 korrik 2025 një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të verës, Maratonën Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ngjarja është organizuar nga shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe do të nisë në orën 19:00. Ky aktivitet përfshin dy disiplina garimi. Gjysmë-maratona me gjatësi 21 kilometra nis nga fshati Lin dhe përshkon aksin rrugor buzë liqenit deri në qendër të qytetit. Mini-maratona prej 10 kilometrash nis nga qendra e Pogradecit dhe zhvillohet përgjatë segmentit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, për të përfunduar sërish në pikën e nisjes, përgjatë shëtitores dhe unazës së qytetit....