Maran nuk pyet për emra, ul në stol titullarin e padiskutueshëm të mbrojtjes kuqezi

Maran nuk pyet për emra, ul në stol titullarin e padiskutueshëm të mbrojtjes kuqezi

26 Shtator 2026 8:05 Alfred Lleshi Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka mbyllur përgatitjet për debutimin e kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kombeve, me synimin e qartë për të kapur vendin e parë në grup. Italiani po i qëndron besnik filozofisë së tij: në formacion nuk vendosin emrat, por forma dhe gjendja e lojtarëve. Mungesa e Armando Brojës dhe Nedim Bajramit në grumbullim ishte një nga vendimet që tërhoqi më shumë vëmendje, ndërsa edhe për sfidën e parë ndaj Bjellorusisë, Maran pritet të bëjë disa zgjedhje që mund të konsiderohen surprizuese. Në portë pritet të jetë Etrit Berisha, ndërsa në qendër do të rreshtohet dyshja e konsoliduar Berat Gjimshiti-Ardian Ismajli. Në krahun e djathtë pritet Elseid Hysaj, edhe pse ende pa ekip,...