Maqedonia e Veriut ul çmimet e karburanteve, Shqipëria mbetet në vendnumëro

Maqedonia e Veriut ul çmimet e karburanteve, Shqipëria mbetet në vendnumëro

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar këtë të hënë (1 shtator 2026) se kanë vendosur të ulin çmimin e karburanteve. Duke filluar nga sot, nafta (EURODIZEL) do të shitet me 95 denarë/litër ose rreth 1.54 € /litër, kurse benzina BS-95 do të tregtohet me 94 denarë/litër ose rreth 1.53 € /litër. Konkretisht, nafta ka shënuar një rënie me 6,50 denarë për litër. Por, ndryshe nga vendet e rajonit të cilat po aplikojnë masa lehtësuese për qytetarët, e kundërta po ndodh në Shqipëri. Qeveria shqiptare hoqi dorë nga Bordi i Transparencës rreth dy muaj më parë, duke deklaruar se mekanizmi do të shfuqizohej përfundimisht. Në periudhën kur Bordi caktonte çmimet e karburanteve në treg, nafta kapërceu ndjeshëm kufirin e normales duke arritur në 265 lekë/litri....