Maqedonia e Veriut në alarm nga virusi i Nilit Perëndimor, 8 viktima dhe 56 raste

Maqedonia e Veriut në alarm nga virusi i Nilit Perëndimor, 8 viktima dhe 56 raste

Maqedonia e Veriut po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve me virusin e Nilit Perëndimor, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në tetë. Viktima e fundit është një 70-vjeçar nga zona e Shkupit, i cili ishte i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në kryeqytet dhe kishte një gjendje të rënduar shëndetësore. Të tetë personat që kanë humbur jetën nga virusi këtë vit janë burra mbi 60 vjeç. Rritja e shpejtë e rasteve dhe, veçanërisht, numri i lartë i viktimave ka shkaktuar shqetësim te autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut. Të dhënat tregojnë për përmasat e pazakonta të situatës. Që nga viti 2001, kur virusi i Nilit Perëndimor u regjistrua për herë të parë në vend, deri në fund të vitit 2025 ishin...