Manovra të rrezikshme në Tiranë, përplas me makinë 5 këmbësorë. Shpallet në kërkim

Manovra të rrezikshme në Tiranë, përplas me makinë 5 këmbësorë. Shpallet në kërkim

Një 39-vjeçar me iniciale P. B., është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit pasi në rrugën “Halit Haxhija” dyshohet se, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, ka përplasur 5 këmbësorë. Policia bën të ditur se si pasojë e manovrave, automjeti ka dalë nga rruga duke përplasur lehtë 5 këmbësorë, të cilët po lëviznin në trotuar dhe më pas është larguar duke braktisur automjetin. Të dëmtuarit, pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, janë larguar për në banesë. Policia njofton se po punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi: Gijotina.com