Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Manja pritet me kritika të forta’/ BIRN: Projekti i Kodit Penal, përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes
Një projekt i qeverisë për të miratuar një Kod të ri Penal, i bërë publik më 25 korrik nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është pritur me kritika të forta nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë dhe institucionet e pavarura të drejtësisë, si një projekt që cënon liritë e individit. Disa nene që lidhen me ndalimin e komenteve për gjyqtarët apo publikimet e dosjeve hetimore kanë shqetësuar veçanërisht organizatat për lirinë e medias, të cilat i shohin ato si një përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes. Neni 534 i draftit me titull ‘ndikimi në pavarësinë e gjykatës’ ndalon bërjen...