Manja pret Presidentin e Eurojust: Shqipëria, partnere kyçe në drejtësinë ndërkombëtare

Manja pret Presidentin e Eurojust: Shqipëria, partnere kyçe në drejtësinë ndërkombëtare

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pritur sot në një takim zyrtar Presidentin e Eurojust, Michael Schmid, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë. Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale dhe ndihmës së ndërsjellë juridike. “Zoti Schmid është një mik i Shqipërisë dhe një partner i çmuar në forcimin e drejtësisë ndërkombëtare,” u shpreh ministri Manja në një status në rrjetet sociale, duke theksuar vlerësimin që gëzon Shqipëria në Eurojust si një partnere serioze, efikase dhe aktive. Në fokus të diskutimeve ishin Skuadrat e Përbashkëta Hetimore (JITs), të cilat po...
Burimi: Javanews.al