Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
👁4336
Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja ka theksuar përkushtimin e vendit për një sistem drejtësie të besueshëm, efikas dhe të digjitalizuar. Përmes një postimi në rrjete sociale, Manja tha se po implementohet një strategji për reduktimin e çështjeve të mbartura (backlog) dhe digjitalizimin e shërbimeve gjyqësore. Ai theksoi se suksesi i reformës në drejtësi dhe përmbyllja e procesit të vettingut, janë hapa kyç për konsolidimin e sistemit gjyqësor. “Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale! Nga Vlora, në Konferencën Ndërkombëtare të Kryetarëve...