Manja: Integriteti i magjistratit, detyrim kushtetues, por s’garantohet vetëm me kuadrin ligjor

Manja: Integriteti i magjistratit, detyrim kushtetues, por s’garantohet vetëm me kuadrin ligjor

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa ka folur lidhur me integritetin e magjistratëve, theksoi se nuk mjafton vetëm kuadri ligjor për ta garantuar atë. I pranishëm në konferencë “Dimensioni i Integritetit në funksionin e magjistratit”, Manja theksoi se integritetin e magjistratit e garanton sistemi i drejtësisë si pushtet i vetorganizuar. “Integriteti i magjistratit nuk është vetëm një nocion kushtetues dhe ligjor. Me reformën në drejtësi, kuadri ynë ligjor siguron kornizën, garancinë formale dhe bazën për ndërtimin e një sistemi drejtësie me integritet. Por a mjafton vetëm kuadri ligjor? Vetëm ligji nuk mjafton. Ligji i vetëm nuk e garanton dot dhe...
Burimi: Javanews.al