Manipulimi masiv në Fier, Ceno Klosi vodhi qindra vota, ja si KAS refuzon të kallëzojë numëruesit në Prokurori…

Manipulimi masiv në Fier, Ceno Klosi vodhi qindra vota, ja si KAS refuzon të kallëzojë numëruesit në Prokurori…

Tre javë pas përfundimit të rinumërimit të votave në Fier, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ende nuk ka kallëzuar asnjë prej numëruesve në Prokurori, pavarësisht manipulimeve të qarta me votat. Dosja me 587 procesverbalet e rinumërimit është gati dhe tregon qartë lëvizje votash si gabime njerëzore, ashtu edhe manipulime të qëllimshme. Në disa qendra votimi janë zbuluar zhvendosje masive të votave në favor të dy kandidatëve: Ceno Klosi (PS) dhe Silva Hasaj (PD). Rasti më flagrant është ai i Ceno Klosit, i cili rezulton të ketë përfituar 831 vota më shumë sesa i takonin realisht, shumica prej tyre në...