Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Manipulimi i zgjedhjeve/ Noka: Në Shqipëri më 11 maj u zhvillua një farsë
👁6428
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se pavarësisht se e dinte që me Edi Ramën nuk do të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme, opozita mori pjesë në to. “E kemi thënë vazhdimisht, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike. Por kemi një rezolutë të Kuvendit Kombëtar, që bojkotin e ndalojmë. Ne hymë në këtë proces dhe ja ku jemi sot, me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, që në Shqipëri u zhvillua një farsë”, tha Noka në “Off the Record” në A2 CNN. “Raporti paraprak i OSBE/ODIHR thotë “kushte të pabarabarta të garës”....