Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Manipulim nga selia”, Topalli shpërthen ndaj votave të diasporës: Zarfi nuk e gjeti emigrantin, zarfi e zgjodhi vetë..
👁10376
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ironziuar dhe ka treguar listën se çfarë është bërë me votat e Diasporës për qarkun e Beratit. Me nota ironie Topalli thotë se kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale. Ajo thekson se nëse PS merr 57% të votave në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia. “Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale! Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të...