Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

Partia “Shqipëria Bëhet” ka paraqitur ankesë në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke kundërshtuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit Kleana Xhuvelit. Sipas kësaj force politike, KQZ ka vepruar në kundërshtim me dokumentacionin zyrtar të paraqitur prej tyre, në të cilin theksohej se disa kandidatë, përfshirë edhe Xhuvelin, kishin paraqitur dorëheqjen nga mandati. “Shqipëria Bëhet” argumenton se, në përputhje me listën shumëemërore dhe mungesën e dorëheqjes, mandati duhej t’i kalonte kandidatit të radhës, Adriatik Lapaj, i cili, sipas tyre, gëzon mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe nuk ka hequr dorë nga mandati.