“Mandatet tona, jo për Ramën e Berishën”, Shabani: Akti i fundit politik nëse PD-PS bashkojnë votat

“Mandatet tona, jo për Ramën e Berishën”, Shabani: Akti i fundit politik nëse PD-PS bashkojnë votat

Nisma “Thurje” nuk do t’i bashkojë votat me PD dhe PS. Kryetari i kësaj force politike që është pjesë e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” Endri Shabani tha se do të jetë akti i fundit politik nëse Berisha dhe Rama do të bashkojnë votat për të krijuar qeverinë. Në një debat me kandidaten e paritsë “Mundësia”, Shabani tha se nuk është e ndershme që të na thoni se ne kemi futur familjarët në listat tona, njësoj si akuzat e Ramës. “Ju thoni se doni ndryshime të emrave, por duhet rrotacion brezash, pasi është në stanjacion”, tha kreu i “Nismës” Endri Shabani.
Burimi: Javanews.al