Mancini starton me humbje 2-0: Në pjesën e dytë e vumë Belgjikën në vështirësi. Vërshëllimat? Kur humbet, janë normale
26 Shtator 2026 7:39 Alfred Lleshi Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, analizoi humbjen në debutimin e “Nations League”: “𝐍ë pjesën e parë Belgjika luajti më mirë se ne, ndërsa në të dytën pati vështirësi. Mund të kishim barazuar, më pas pësuam gol për një gabim tonin. Paraqitje nën nivel? Në pjesën e parë po, në të dytën jo. Skuadra bëri shumë mirë deri te kundërsulmi që solli 2-0. Belgjika është një skuadër shumë e mirë dhe luajti mirë. Kur humbet, nuk mund të jemi të kënaqur; vërshëllimat janë normale”. “Në fillim pati sigurisht disa mendime nga e kaluara dhe fakti që po luanim ndaj një skuadre të fortë. Nuk arritëm të qëndronim të ngjeshur dhe u dhamë hapësira. Në pjesën e dytë luajtëm mirë dhe...
Burimi:
telesport.al