Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Manchester United i bashkohet “ankandit”, ofron 170 milionë euro për Isak. Alarmohet Liverpool-i
Në shtëpinë e Newcastle vazhdon të jetë temë e nxehtë çështja “Isak”. I kërkuar prej javësh nga Liverpool, sulmuesi suedez i ka komunikuar klubit dëshirën për të ndryshuar ambient. Në mendjen e tij janë pikërisht “Reds” si destinacioni kryesor ku do të donte të transferohej. Megjithatë, “Magpies” kanë refuzuar tashmë një ofertë prej rreth 140 milionë eurosh, nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari pa siguruar më parë një zëvendësues, me Benjamin Šeško si emri kryesor në listë. Sidoqoftë, nuk është vetëm Liverpool-i në garë për Isak. Sipas asaj që raporton “The Sun”, edhe Manchester United po e ndjek...