Manchester City rrezikon një dënim historik, mund t’i hiqen aq pikë sa mund ta mbajnë dy vite në Championship!
Goditje e rëndë për Manchester Cityn? Sipas raportimeve të mediave britanike, kampionët anglezë mund të përballen me një zbritje drastike pikësh, e cila do ta çonte klubin drejt rënies nga Premier League dhe mund ta mbante për dy sezone në Championship. Klubi nga Manchesteri është ende në pritje të përfundimit të procesit lidhur me akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premier League. City i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka kundërshtuar konstatimet e procesit disiplinor. Sipas një raportimi të Daily Mail, Manchester City mund të marrë një zbritje jashtëzakonisht të madhe pikësh, aq sa mbijetesa në elitën e futbollit anglez do të bëhej pothuajse e pamundur. Raportimi pretendon gjithashtu se drejtuesit e Premier League dëshirojnë që çështja të marrë një zgjidhje përpara përfundimit të...
Burimi:
javanews.al