Burimi:
Telesport.al

Manchester City fiton me përmbysje dhe “flirton” me zonën Champions
👁3049
Java e 32-të e Premier League e ngriti siparin me ndeshjen Manchester City-Crystal Palace 5-2 (kliko për të parë 7 golat). Ky ballafaqim në “Etihad” solli drithërima për vendësit, të cilët e panë veten në disavantazhin e dy golave brenda 21 minutave lojë. Ishte një shkundje e fortë kjo për Pep Guardiolën dhe të tijtë, të cilët reaguan dhe gjetën forca për ta barazuar rezultatin në pjesën e parë. Me barazimin 2-2, skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve. Fraksioni i dytë i lojës shopalosi më së miri potencialin e Manchester City, që brenda 10 minutash shënoi edhe dy herë...