Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter
Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë aksit të vjetër Lezhë – Milot. Situata një ditë më parë ishte kaotike teksa rreziku i kanosej dhe banesave të zonës. Edhe situata është serioze pasi flakët vijojnë të mbeten aktive, raporton gazetari i Klan News Martin Marku. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në terren, ndërsa forcat zjarrfikëse janë vendosur në pozicionet pranë banesave, për të parandaluar afrimin e zjarrit. Që prej orës 08:00 ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit. Për situatën, ka reaguar dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu, i cili u ka bërë apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre pasi mungesa e reshjeve ka...
Burimi:
javanews.al