Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Manastirliu: Zgjerojmë rrjetin e laboratorëve inteligjent në shkollat e të gjithë vendit
👁3691
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një vizitë në shkollën “7 Marsi” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të gjuhës angleze të zhvilluar në laboratorin e ri inteligjent të kësaj shkolle. Laboratori inteligjent është kthyer në një hapësirë të re të të mësuarit, ku teknologjia vihet në shërbim të të gjitha lëndëve, duke e bërë procesin mësimor më tërheqës dhe efikas për nxënësit. “Ky laborator në shkollën ‘7 Marsi’ është shumë funksional jo vetëm për të mësuar lëndën e teknologjisë dhe informacionit, por gjithashtu edhe për të mësuar lëndë të tjera, për t’u aftësuar...