Manastirliu në shkollën “Kongresi i Manastirit”: 80 laboratorë të rinj të shkencave në shkolla

Manastirliu në shkollën “Kongresi i Manastirit”: 80 laboratorë të rinj të shkencave në shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur pajisjen me materiale të reja për laboratorët e shkencave, biologji, fizikë dhe kimi, një investim i rëndësishëm që do të mundësojë një mësimdhënie më cilësore për rreth 20 mijë nxënës.Me këtë investim, 80 laboratorë të rinj të shkencave po i shtohen shkollave tona. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ndoqi nga afër procesin e pajisjes së laboratorëve, në shkollën 9 vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, ku janë pajisur me mjete didaktike laboratorët e shkencave. “Ja kemi dalë që tashmë të kemi një furnizim në vazhdim të shkollave me mjete të nevojshme...
Burimi: Kohajone.com