Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një intervistë për Ora News, hodhi dritë mbi procesin për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’ . Ai u shpreh se procesi i nisur fillimisht me një kallëzim të rremë nga Taulant Balla, tashmë është pranuar edhe nga SPAK, megjithatë, nuk po mbahen përgjegjës për këtë kallëzim. Malltezi theksoi se toka në fjalë i përket familjeve pronare dhe nuk ka pasur asnjëherë shpronësim ligjor. Ai shtoi se toka nuk ka qenë pronë e ish-klubit ‘Partizani’, i cili sipas tij, ka vepruar si “hajdut”, por nuk ka asnjë dokument zyrtar që ta vërtetojë...