Malltezi: Jam ankuar në SHBA për Yuri Kim. Escobar i kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Berishës

Malltezi: Jam ankuar në SHBA për Yuri Kim. Escobar i kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Berishës

Jamarbër Malltezi, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se Gabriel Escobar ka influencuar prokurorët që të veprojnë ndaj Sali Berishës, gjë që, sipas tij, “është e kundraligjshme në cilindo legjislacion të botës”. “Gabriel Escobar ka thënë në një intervistë se “ne e kemi bërë punën tonë dhe tani i takon hetuesve shqiptarë të veprojnë ndaj Sali Berishës”. Kjo është influencë pa gjyq, kjo është e kundraligjshme në cilindo legjislacion të botës”, tha Malltezi. Më tej, ai akuzoi edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim: “Unë kam njoftuar edhe DASH-in se Yuri Kim është e korruptuar...
Burimi: Javanews.al