Mallakastër/ Kamioni përmbyset në rrugë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Mallakastër/ Kamioni përmbyset në rrugë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Një kamion u përmbys këtë mesditë në rrugën e Poçemit, në afërsi të Mallakastrës. Drejtuesi i mjeti shpëtoi pa lëndime, ndërkohë që aksidenti shkaktoi bllokim e aksit Poçem-Akerni (aeroporti i Vlorës). Qarkullimi i mjeteve i ndalua për pak orë, si pasojë e inerteve që ranë në rrugë. Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi përmbysjen e kamionit, ndërkohë që pritet zbardhja nga grupi hetimor.