Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë
👁6383
Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta parashikon se afati për mbylljen e punimeve është 9 korriku, e deri atëherë, duket se përplasjet në sallën e Kuvendit nuk do të mungojnë. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka thirrur deputetët në një seancë plenare ku votat e ligjvënësve nuk do të shkojnë për të miratuar akte juridike, por burokratike. Referuar urdhërit që mban datën 22 maj, Spiropali kërkon që 140 parlamentarët të shkojnë në sallë për të miratuar procesverbalin e seancës së fundit...