Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Maliq/ Dy fëmijë të mitur largohen nga shtëpia, prindërit kallëzojnë në polici
Në Komisariatin e Policisë Maliq kanë shkuar dy prindër dhe kanë kallëzuar humbjen e fëmijëve të tyre. Personat Ll. Q., 43 vjeç, dhe E. B., 42 vjeç, banues në fshatrat Zvirinë dhe Leminot kanë kallzuar më datë 26.06.2025 se fëmijët e tyre të mitur, një vajzë dhe një djalë, janë larguar nga banesa. Policia njofton se po punon intensivisht për gjetjen dhe kthimin e tyre, ndërsa apelon për ndihmën e qytetarëve në rast se disponojnë informacion rreth vendndodhjes së tyre.