Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mali i Zi përplaset me Serbinë: Mbështetja jonë për Kosovën nuk ndryshon
👁7058
Podgorica zyrtare nuk u lëkund përpara presioneve të Beogradit për Kosovën. Ministria e jashtëm malazeze i hodhi poshtë si “të pabazuara dhe të paargumentuara” pretendimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, të cilat u bënë pas deklarimit të gatishmërisë së Malit të Zi për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. “Përpjekjet për të paraqitur qëndrimet tona politike si kërcënim ndaj interesave të Serbisë janë plotësisht të pabazuara”, thuhet në deklaratë. “Është shqetësuese përpjekja për ta paraqitur këtë mbështetje si “veprim antiserb”, gjë që nuk ndodh kur mesazhe të ngjashme vijnë nga shtete të tjera”, vijon deklarata....