Mali i Zi/ Nisin hetime për tabelën rrugore që e tregonte Pejën si pjesë të Serbisë

Mali i Zi/ Nisin hetime për tabelën rrugore që e tregonte Pejën si pjesë të Serbisë

Ministria e Transportit e Malit të Zi ka urdhëruar më 7 prill Inspektoratin e Rrugëve që të hetojë rastin e vendosjes së një shenje rrugore në Plavë, ku qyteti i Pejës, që ndodhet në Kosovë, ishte shënuar si pjesë e Serbisë, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kjo ministri. Shenja u hoq më 6 prill, por nuk dihet saktësisht kur ishte vendosur. Ministria nuk ka dhënë përgjigje se kush dhe kur ka urdhëruar vendosjen dhe më pas heqjen e shenjës kontestuese në vendbanimin Murinë, që i përket Komunës së Plavës, në veri të Malit të Zi, afër kufirit malazezo-kosovar....
Burimi: Vizionplus.tv