Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fushën e sigurisë, e cila pritet të nënshkruhet nga kryeministri malazias, Millojko Spajiq, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Dokumenti përfshin mbështetjen në rast sulmi të armatosur, investime në industrinë e mbrojtjes, bashkëpunim në fushën e inteligjencës, si dhe kontributin për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta. Rreth 30 shtete, kryesisht anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), kanë nënshkruar marrëveshje të ngjashme me Ukrainën. Pas nënshkrimit, marrëveshja duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Malit të Zi, i cili aktualisht drejtohet nga Andrija...
Burimi: Syri.net