Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi rikthehet si deputete në Parlament
Kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ka deklaruar që ia lë vendin Zegjine Çaushit. “Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar. Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi...