Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Malajzia heq vizat për shtetasit e Kosovës. Osmani: Lidhjet po forcohen çdo ditë
👁9710
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se shteti i Malajzisë ka marrë vendim për të hequr vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke lejuar udhëtimet pa vizë për qëndrime deri në 30 ditë.Në një postim në platformën “X”, Osmani e cilësoi këtë si një zhvillim të rëndësishëm në kuadër të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, veçanërisht përpara vizitës së saj zyrtare në Malajzi javën e ardhshme.“Përpara vizitës time zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, u jam thellësisht mirënjohëse autoriteteve të Malajzisë për vendimin e tyre për të lejuar lirim nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së...