Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Makina përplasi efektivin e policisë, publikohen pamjet e aksidentit në Peshkopi
👁11229
Janë publikuar pamjet e një aksidenti të rëndë të ndodhir pasditen e djeshme në Peshkopi. Një automjet tip Golf që drejtohej nga një 27-vjeçar dhe që lëvizte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një efektiv policie në shërbim. Më pas mjeti është ndalur në hyrjen e një dyqani. Policia deklaroi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur ndaj është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Efektivi ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve. Tv Klan